Aktivitetet dhe Shërbimet e CICRA-s
Qendra Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë (CICRA) zhvillon një gamë të gjerë aktivitetesh fetare, edukative, kulturore, shoqërore, rekreative dhe humanitare, me synim forcimin e jetës shpirtërore, identitetit kulturor dhe solidaritetit komunitar.
Aktivitete Fetare
Falja e namazeve ditore
Ushtrimi i rregullt i pesë kohëve të namazit, si themel i jetës shpirtërore dhe disiplinës fetare.
Namazi i Xhumasë dhe i Bajrameve
Falja e namazit të xhumasë dhe e namazeve të bajrameve si momente të rëndësishme bashkimi dhe reflektimi komunitar.
Edukimi fetar për fëmijë
Programe të strukturuara për mësim-besim dhe formim shpirtëror të fëmijëve dhe të rinjve.
Mësimi i gjuhës shqipe
Kurse për fëmijë, si urë lidhëse me trashëgiminë, kulturën dhe identitetin kombëtar.
Mësimi i Kuranit
Sesione të veçanta për meshkuj dhe femra, të udhëhequra nga imami dhe mualimja, për leximin dhe kuptimin e Kuranit.
Ligjërata javore
Takime të rregullta për meshkuj dhe femra mbi tema fetare dhe shoqërore aktuale.
Rubrika Pyetje & Përgjigje
Hapësirë për adresimin e çështjeve fetare dhe forcimin e dijes islame.
Programet e Ramazanit
Iftare, namaze teravie, ligjërata dhe aktivitete edukative gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Tribuna fetare dhe edukative
Diskutime të hapura mbi tema fetare, edukative dhe shoqërore.
Manifestimet e ditëve të shënuara
Isra dhe Miraxh, Viti i Ri Hixhri, Mevludi dhe data të tjera të rëndësishme islame.
Organizimi i Haxhit dhe Umrës
Udhëzime dhe mbështetje për besimtarët që dëshirojnë të kryejnë haxhin ose umrën.
Aktivitete Kulturore
Manifestimi i 17 Shkurtit – Pavarësia e Kosovës
Manifestimi i 28 Nëntorit – Dita e Flamurit
Aktivitete kulturore për gratë
Botimi i librave me karakter fetar, edukativ dhe kulturor
Promovime librash fetarë dhe kombëtarë
Kuize diturie për të rinj dhe të rritur
Trajnime për zhvillim personal, shoqëror dhe profesional
Aktivitete Shoqërore dhe Bashkëpunime
Bashkëpunim me institucionet zvicerane dhe ato në vendlindje
Bashkëpunim me qendrat shqiptare në gjithë Zvicrën
Bashkëpunim me komunitete të tjera në Kantonin Vaud
Mbrëmje shoqërore mujore
Iftare të përbashkëta gjatë Ramazanit
Vlerësime institucionale për përmirësim të vazhdueshëm të veprimtarisë
Shërbime Fetare dhe Sociale
Kurorëzim sipas normave islame
Shërbime mortore dhe transport funerali për në vendlindje
Këshillime fetare dhe familjare nga imami
Asistencë dhe mbështetje nga Kryesia e Qendrës
Aktivitete Bamirësie dhe Humanitare
Ndërtim shtëpish për familje në nevojë
Ndihma materiale (ushqime, veshje, mjete shkollore)
Menaxhimi i zeqatit, fitratit dhe kurbaneve
për mbështetjen e nevojtarëve dhe forcimin e solidaritetit shoqëror.

Qendra Shqiptare për integrim, kulturë dhe religjion (cicra)
Chemin du Couchant 4
1022 Chavannes-près-Renens
Telefoni: +41 76 615 18 00
E-mail: info@cicra.ch
edukimi fetar
© Tous droits réservés à CICRA Lausanne | Création du site internet par Altin WEB