Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion

Mandati: 2026-2030

Kryesia e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë është organi drejtues përgjegjës për udhëheqjen, organizimin dhe përfaqësimin e Qendrës, në përputhje me Statutin e saj dhe ligjet në fuqi të Konfederatës Zvicerane.

Ajo vepron me përgjegjësi, transparencë dhe përkushtim, duke synuar forcimin e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të komunitetit mysliman shqiptar në Lozanë dhe rrethinë.

Përgjegjësitë e Kryesisë

Kryesia ka për detyrë:

  • Zbatimin e vendimeve të Kuvendit të Qendrës

  • Menaxhimin dhe administrimin e veprimtarisë së përditshme

  • Mbikëqyrjen e çështjeve financiare dhe organizative

  • Mbështetjen e veprimtarisë fetare dhe edukative

  • Përfaqësimin e Qendrës pranë institucioneve lokale, kantonale dhe federale

  • Nxitjen e unitetit dhe bashkëpunimit brenda komunitetit

Bashkëpunimi, transparenca dhe njër thirrje për angazhim

Kryesia punon në bashkëpunim të ngushtë me imamin, organin mbikëqyrës dhe verifikues, si dhe me anëtarësinë, duke ruajtur hapjen ndaj dialogut, respektin e ndërsjellë dhe interesin e përgjithshëm të komunitetit. Qendra jonë është e fortë aq sa është i fortë angazhimi i anëtarëve të saj. Kryesia inkurajon të gjithë anëtarët dhe besimtarët që të kontribuojnë me ide, kohë dhe përkushtim për të ardhmen e përbashkët të CICRA-s.

Kryesia e qendrës shqiptare për integrim, kulturë dhe religjion në lausanne

shkodran memeti

Kryetar

hatim mazreku

Arkatar dhe Koordinator

Xhelir Morina

Përgjegjës për organizime

Halil Hoxha

Anëtar

Fehim Ef. Abazi

Anëtar-imam i xhamisë

shemsi ajruli

Nën-kryetar

Sadat Bakiu

Zëdhënës

Milaim berisha

Përgjegjës për sport

xhevdet limani

Anëtar

nusret bekiri

Sekretar

Erzen susuri

Përgjegjës për kulturë

saqip maksuti

Përgjgjës për lokalin

visar igrishta

Anëtar

© Tous droits réservés à CICRA Lausanne | Création du site internet par Altin WEB