+41 76 615 18 00 info@cicra.ch

Imami i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

Fehim Ef. Abazi

Imam dhe Kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

Imam Fehmi ef. Abazi është një figurë e njohur fetare dhe shoqërore në komunitetin mysliman shqiptar në Zvicër. Me përgatitje të gjerë akademike, përvojë ndërkombëtare dhe angazhim të vazhdueshëm në jetën fetare dhe komunitare, ai ushtron detyrën e imamit dhe kryetarit të qendrës me përkushtim dhe përgjegjësi.

Kontakt

Formimi arsimor

  • 1984 – 1992 – Shkolla fillore, Kosovë

  • 1993 – 1997 – Shkolla e Mesme “Medreseja Alauddin”, Prishtinë

  • 1998 – 2005 – Fakulteti i Bazave të Fesë, drejtimi Besimi dhe Filozofia,
    Universiteti El-Azhar, Kajro – Egjipt

Përvoja si imam

    • Përvoja Profesionale dhe Angazhimi Fetar
    • 2006 – 2013
    • Kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti.
    •  2008 – 2013
      Anëtar i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
      • 2008 – 2013
      Anëtar i Komisionit për Interpretimin e Kushtetutës në kuadër të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
      • 2008 – 2013
      Anëtar i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave dhe Kërkesave në kuadër të Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
      • 2009 – 2010
      Profesor i lëndës së Tefsirit në Medresenë e Mesme “Alauddin”, paralelja e ndarë në Gjilan (Kosovë).
      • 2013 – në vazhdim
      Imam i rregullt në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Zvicër.
      • 2013 – në vazhdim
      Anëtar i Kryesisë së Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë.
      • 2014 – 2018
      Anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër.
      • 2015 – 2023
      Kryetar i Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, Zvicër.
      • 2018 – 2020
      Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare në Zvicër.
      • 2020 – 2026
      Nënkryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Trajnime dhe seminare profesionale

  • 2008 – Trajnim në SHBA me temën “Besimi dhe Komuniteti”, organizuar nga Instituti për Trajnim dhe Zhvillim (ITD), Amherst, Massachusetts – SHBA
    (Financuar nga Byroja për Edukim dhe Çështje Kulturore e Departamentit të Shtetit të SHBA-së)

  • 2009 – Seminar njëjavor: “Rreth rrugës së të mësuarit të Kur’anit dhe shkencave të tij”,
    Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës

  • 2010 – Seminar 10-ditor në Ankara, Turqi: “Identifikimi i problemeve në shoqëri”,
    organizuar nga Dijaneti i Turqisë

  • 2011 – Seminar: “Si ta njohim Islamin”,
    Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës & Muslim World League

  • 2011 – Seminar: “Metodat e komunikimit me të tjerët”,
    Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës &
    Kolegji i Mbretit Abdul Aziz për Komunikim Shtetëror

Njohuritë gjuhësore

  • Shqip – gjuhë amtare

  • Arabisht – njohuri shumë të mira në të shkruar dhe të folur

  • Boshnjakisht – njohuri të mjaftueshme

  • Anglisht – njohuri elementare

  • Frëngjisht

Kurse të gjuhës frënge:

  • 2014 – Kurs i gjuhës frënge, Lausanne

  • 2016 – Shkolla Agora, Lausanne

  • 2017 – Shtëpia e Gjuhëve, Universiteti i Gjenevës

Roli në komunitet

Si imam dhe kryetar i qendrës, Fehmi ef. Abazi është aktiv në:

  • udhëheqjen fetare të xhematit

  • edukimin fetar dhe moral

  • integrimin e komunitetit shqiptar në shoqërinë zvicerane

  • bashkëpunimin me institucionet komunale dhe kantonale