Anëtarësia në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion (CICRA)

Anëtarësia në Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion përfaqëson një lidhje aktive me jetën fetare, kulturore dhe komunitare të qendrës. Anëtarët janë shtylla kryesore e funksionimit dhe zhvillimit të saj.

Anëtarë aktivë

Anëtarët aktivë gëzojnë këto të drejta:

  • Marrin pjesë në debatet e Kuvendit të Përgjithshëm.
  • Kanë të drejtë vote në marrjen e vendimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive.
  • Kanë të drejtë të kandidojnë për çdo post me përgjegjësi brenda Qendrës.
  • Anëtari themelues e gëzon automatikisht statusin e anëtarit aktiv.

Anëtarë përkrahës

Çdo person që identifikohet me qëllimet dhe veprimtarinë e Qendrës Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion dhe merr pjesë në aktivitetet e saj, konsiderohet anëtar përkrahës.

Për dallim nga anëtari aktiv:

  • Nuk ka të drejtë vote.

  • Nuk mund të kandidojë për poste me përgjegjësi.

Kalimi nga anëtar përkrahës në anëtar aktiv

Anëtari përkrahës mund të bëhet anëtar aktiv:

  • pas një veprimtarie njëvjeçare,

  • me vendim të komisionit përgjegjës,

  • dhe me propozim nga tre anëtarë aktivë.

Në raste të veçanta, Kryesia e Qendrës mund t’i propozojë komisionit përgjegjës shkurtimin e afatit njëvjeçar.

Anëtarë nderi

Anëtarë nderi mund të jenë persona që, për shkak të:

  • moshës,

  • pozitës shoqërore,

  • ose veprimtarisë islame,

kanë dhënë kontribut të veçantë për komunitetin.

Anëtari i nderit:

  • merr pjesë në debate,

  • nuk gëzon të drejtë vote,

  • nuk mund të kandidojë për poste drejtuese.

Emrat e anëtarëve të nderit propozohen dhe miratohen nga Kuvendi i Përgjithshëm i Qendrës

    © Tous droits réservés à CICRA Lausanne | Création du site internet par Altin WEB