Thursday, 31 October 2013 22:04

Vlera e muajit Muharrem



Muaji Muharrem është muaj i madh dhe i begatshëm, është 
edhe muaji i parë i vitit hënorë (Hixhrijj) dhe po ashtu njëri prej 
muajve Hurum (të ndaluar për luftë)

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi 
ve sel-lem] ka thënë: 


“Viti i ka dymbëdhjetë muaj prej tyre katër të shenjtë, tre të 
njëpasnjëshëm Dhul Ka’de, Dhul Hixhxhe, Muharrem. Kurse muaji 
Rexheb mes muajit Xhumadel-uhra dhe Sha’ban.” 

Muaji Muharrem është quajtur me këtë emër për arsye të qenies 
së tij Muharrem (i ndaluar) dhe përforcimit për ndalimin e tij. Këtë 
e argumenton fjala e Allahut xh.sh. ku thotë:

“Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj (në ata katër muaj)! sura Et-tevbe 36.

Që do të thotë se në këta muaj mëkati është më i madh se sa 
në muajt tjerë, por natyrisht që edhe shpërblimi është më i madh.

Transmetohet nga Ebu hurejre [radijallahu anhu] se Pejgamberi 
[sal-lallahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: 
“Agjërimi më i vlefshëm pas agjërimit të ramazanit është agjërimi i 
muajit Muharrem

 

Last modified on Thursday, 31 October 2013 22:08

Koha e namazit

Imsaku 3:41
Lindja e diellit 6:02
Dreka 1:40
Ikindia 17:47
Akshami 21:17
Jacia 23:29
Data Hixhri 24 Ramadan 1435
Data 22 Korrik 2014
Qyteti Lausanne

Linqe